Hapet aplikimi për tekstet shkollore, MAShTI jep 80 euro për çdo nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët

by engel

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se nga sot, përmes platformës e-Kosova, është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve mësimore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.

Për vitin shkollor 2025/2026, çdo nxënës i klasave I–V do të përfitojë 80 euro për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, ndërsa nxënësit e klasave VI–IX do të marrin 80 euro për fletore pune dhe materiale shtesë. Tekstet për klasat VI–IX do të jenë nga gjeneratat e mëparshme, sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 13/2016, një praktikë e vazhduar nga vitet e kaluara.

banner

Këtë vit, procesi i aplikimit është thjeshtuar, pasi të dhënat bankare të prindërve janë ruajtur nga aplikimet e mëparshme. Fondet do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogaritë e prindërve, ashtu si në dy vitet e fundit.

Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar paraprakisht dhe çdo aplikim do të verifikohet nga shkolla përkatëse përpara kryerjes së pagesës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy