Historia milionëshe: Dinamo në play-off përballë një kundërshtari 4-fish më të shtrenjtë

by informim peje

Pasi shkruajti historinë dhe për herë të parë siguroi kualifikimin në play-off-in e Conference League, për Dinamo nuk ka pushime pasi menjëherë duhet të mendojë për kundërshtarin e radhës . Blutë do të përballen me polakët e Jagelonias.

Në letër ata kushtojnë 4-fish më shumë se skuadra e Dinamos megjithatë ashtu si ndaj gjigandëve të Hajduk Splitit, blutë do të tentojnë për të marr maksimumin.

banner

Në turin e tretë të Conference League, Jagielonia eliminoi Silkeborgun. me dueli e parë që përfundoi me rezultatin 0-1 për polakët ndërsa ndeshja e kthimit u mbyll në barazim 2-2

Përveç arritjes historike, nga ky sukses, Dinamo ka mbushur dhe arkat e klubit. Falë kalimit në play-off, edhe nëse eliminohet, Dinamo ka siguruar minimalisht 1 milion e 275 mijë euro, falë pjesëmarrjes në tre ture të kompeticionit, të ardhura të majme që i japin siguri kryeqytetasve edhe për sezonin e ri.

Dueli i parë mes Dinamos dhe Jagielonias do të luhet të enjten në datën 21 gusht në Poloni.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy