Avokati Arianit Koci ka ngritur alarmin për situatën politike në vend, duke e cilësuar atë si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe me pasoja serioze për të ardhmen.
Përmes një reagimi në profilin e tij në “Facebook”, ai ka akuzuar drejtpërdrejt klasën politike për keqpërdorimin e pasivitetit të qytetarëve, ndërsa ka fajësuar edhe vetë popullin për mungesën e reagimit.
“Gjendja politike është alarmante. Nuk kemi kohë. Pse Gjykata Kushtetuese e vonon kaq shumë arsyetimin? Kujt po i shërben? Në fund, ne kemi faj. Populli. Nuk reagojmë, nuk protestojmë! Veç ankesa në rrjete sociale, prej rehatisë së shtëpisë. E politikanët po e shfrytëzojnë këtë pasivitet qytetar”, ka theksuar Koci.
Ai duke se po bën thirrje të drejtpërdrejtë për mobilizim dhe dalje në protesta, duke paralajmëruar se indiferenca e shoqërisë i jep pushtetarëve hapësirë të pakufizuar për të vepruar pa frikë nga llogaridhënia. Sipas tij, koha për të pritur ka kaluar dhe heshtja e qytetarëve po kthehet në një armë të rrezikshme në duart e politikanëve.