Liri për artistët! Gjesti ndal muzikën, Yll Limani i del në mbështetje

by informim peje

Reperi i njohur Gjesti ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se do të pezullojë të gjitha projektet e tij muzikore për këtë sezon, për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që, sipas tij, i janë shkaktuar nga distributori i mëparshëm.

Ai theksoi se nuk do të publikojë asnjë material të ri në bashkëpunim me këtë distributor dhe do të presë deri në zgjidhjen e plotë të çështjes.

banner

Pas publikimit të lajmeve se Gjesti është tërhequr përkohësisht nga muzika për shkak të një çështjeje personale që e ka detyruar të ndalojë projektet, ka ardhur edhe një reagim publik nga Yll Limani.

Këngëtari ka shpërndarë në rrjete sociale një mesazh mbështetës me hashtagun #MeGjestin, duke e shoqëruar me fjalët: “Çdo artist meriton të krijojë i lirë dhe të jetë zot i veprës së vet”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy