“Mosmarrëveshjet për pronësinë nuk duhet të sjellin ndërprerjen e transmetimit”, prezenca e OSBE në Tiranë reagon në lidhje me sulmin ndaj Focus Media Group: Situatë shqetësuese!

by Nexhat

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ripostuar në rrjetin social X reagimin zyrtar të OSBE lidhur me ndërprerjen e paprecedentë të aktivitetit të Focus Media Group dhe mediave të lidhura, përfshirë News24, Panorama, Gazeta Shqiptare, BalkanWeb dhe Radio RASH

Mesazhi thekson se mosmarrëveshjet pronësore dhe të biznesit nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit mediatik, duke e cilësuar këtë situatë si shqetësuese për lirinë e shprehjes dhe funksionimin e medias në vend

banner

Ripostimi i OSBE-së në rrjetin social X vjen si një sinjal i qartë i monitorimit ndërkombëtar mbi situatën mediatike në Shqipëri dhe mbështet thirrjet e organizatave të shoqërisë civile dhe zërave publikë dhe qytetarë për garantimin e vazhdimësisë së informacionit dhe respektimin e vendimeve të gjykatës që lejojnë gazetarët të hyjnë në ambientet e punës

“Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të aktivitetit mediatik të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet mbi pronësinë dhe biznesin nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit mediatik”, thuhet në reagimin e OSBE

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy