Nën masën “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

by Nexhat

Gruaja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK)

Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit“detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata

banner

Xoxa është në hetim për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy