Prishtina pa Kuvend deri në shtator, pozita dhe opozita me akuza

by Nexhat

Kuvendi Komunal i Prishtinës gjatë këtij muaji është në pushim. Kjo nënkupton se asamblistët komunalë nuk do të mblidhen në asnjë seancë deri në shtator. Një sërë punësh të pakryera, të cilat janë jetike për mirëqenien e banorëve të kryeqytetit, kanë mbetur të papërfunduara. Pozita e opozita komunale drejtojnë një sërë akuzash në adresë të njëra-tjetrës.

Vetëvendosje dhe Partia Demokratike, mes tjerash, vënë në pah se prej më shumë se një viti funksionaliteti i Kuvendit Komunal është shumë i ulët.

banner

“Ka çështje që do të duhej të diskutohen, do të duhej që qytetari i Prishtinës t’i kuptonte përmes diskutimit të asamblistëve në shtëpinë e vet”, tha Feim Osmani, asamblist i VV-së në Prishtinë.

“Padyshim që fajtori kryesor për këtë situatë është pikërisht kryetari Përparim Rama, i cili me insistimin dhe vetëdijen e tij të plotë ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal dhe assesi nuk ka tentuar për të krijuar një shumicë të re dhe, rrjedhimisht, ka bllokuar punën e Kuvendit“, tha Granit Geci, asamblist i PDK-së në Prishtinë.

Mostrajtimi i një sërë çështjesh në Kuvendin Komunal, sipas Lidhjes Demokratike që qeveris me kryeqytetin, mbetet si pasojë e bllokimit nga partitë opozitare.

“Që disa seanca jemi duke bërë përpjekje për të votuar bartjen e buxhetit të mjeteve të vitit 2024 në vitin 2025, mirëpo në pamundësi të kuorumit të numrave në Asamblenë Komunale dhe bllokimit nga partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK, nuk kemi arritur të bëjmë bartjen e buxhetit”, tha Jeta Rafuna, shefe e asamblistëve të LDK-së në Prishtinë.

Plani zhvillimor i kryeqytetit edhe më tej mbetet një nga pikat kyçe që nuk është trajtuar seriozisht nga Kuvendi Komunal, ndonëse mbetet jetik për zhvillimin e Prishtinës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy