Kolona të gjata automjetesh po raportohen sot në disa pika kufitare të Kosovës, kryesisht në dalje të vendit. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, situata më e rënduar është në pikën kufitare të Merdarës, ku pritjet për dalje arrijnë deri në 5 orë e 30 minuta.
Një mërgimtar nga Sllovenia ka dërguar pamje për Klankosova.tv, ku shihen dhjetëra automjete të bllokuara në radhë të gjata në Merdarë.
Pas Merdarës, pika kufitare e Muçibabës shënon pritje deri në 2 orë, Dheu i Bardhë rreth 1 orë, Jarinja 40 minuta dhe Mutivoda 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare pritjet nuk kalojnë 5 minuta.