Protestat anti-qeveritare, Serbia në luftë, dridhet “Aco shiptari” (VIDEO)

by Nexhat

Dolën nëpër rrugë ende pa rënë terri. Kështu, protestuesit anti-qeveritarë në Serbi vazhduan për të tretën ditë me radhë të sfidojnë pushtetin e Aleksandar Vuçiqit dhe të kërkojnë largimin e tij.

Mes tjerash, u dëgjuan edhe thirrje “Aco shiptare”. Ato e asociojnë presidentin e Serbisë me pretendimet se ai ka edhe origjinë shqiptare, për shkak të një lidhje të supozuar të nënës së tij me një gazetar nga Kosova, diku në fund të viteve 60 të shekullit të kaluar.

banner

Kur dita u errësua, protesta eskaloi. Protestuesit hodhën mjete ndaj policëve, në këtë rrugë të Beogradit. Prapa këtyre të fundit, po qëndronin mbështetësit e Aleksandar Vuçiqit.

Të njëjtin bënë çfarë mundën për të shpërqendruar protestuesit. As policia nuk e la keq. Përballja eskaloi deri në nivelin ku krijohej një përshtypje se në Beograd po zhvillohej një mini-luftë.

Edhe në këtë situatë të rëndë, protestuesit gjenin kohë t’i përmendin Vuçiqit një frazë të njohur ofenduese për të, që lidhet me orientime seksuale Protestuesit në Novi Sad ishin më të suksesshëm se ata në Beograd, pasi ia dolën të hyjnë në zyrat e partisë përparimtare serbe të Vuçiqit, ndaj të cilave nuk shfaqën kushedi se çfarë respekti.

U raportua se në protestat e së enjtes mbrëma u lënduan 42 policë. Këta të fundit ndërkaq, arrestuan 37 protestues. Pavarësisht kësaj, sfiduesit e Vuçiqit nuk e kanë ndërmend të ndalen

Protestat në Serbi nisën nga nëntori ndërsa morën si shkas shembjen e një platforme treni në Novi Sad, me c ‘rast vdiqën 16 persona. Kjo u tha se ndodhi për shkak të ndërtimit të dobët, që ishte rezultat i korrupsionit në dhënien e tenderëve dhe kryerjen e punëve.

Fajtor për krejt këto, por edhe cenimin e të drejtave demokratike në Serbi, u la Vuciq, të cilit, pos që po quhet autokrat me prirje prej diktatori, i kërkohet të jap dorëheqje. Por, ky i fundit ka thënë se nuk largohet nga pushteti, deri në vitin 2027, kur i përfundon mandati si president.

Të enjten, në një intervistë për mediumin pro qeveritar Informer, ai tha se shteti do të fitojë, ndërsa paralajmëroi një mësymje të fortë ndaj protestuesve antiqeveritarë, të cilët i akuzoi se janë armiq të shtetit të tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy