Protestë në Gjilan pas vrasjes së trefishtë: “Sistemi i drejtësisë po vret!”

by engel

Qytetarë të shumtë janë tubuar këtë mbrëmje në qendër të Gjilanit për të protestuar pas vrasjes së trefishtë ku humbën jetën Selami Hasani, djali i tij Edmond Hasani dhe Abedin Hoxha.

Familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të familjeve Hasani e Hoxha janë mbledhur para Gjykatës Themelore në Gjilan për të kërkuar drejtësi. Protestës i janë bashkuar edhe disa argjendarë të qytetit, në shenjë solidariteti me Selami Hasanin, i cili ishte argjendar.

banner

Objekti i Gjykatës është rrethuar me shirit policor, ndërsa përpara tij janë vendosur zyrtarë policorë për të monitoruar mbarëvajtjen e tubimit. Pankarta më e madhe e protestës kishte mbishkrimin: “Sistemi i drejtësisë po vret!”. Mes protestuesve ishin edhe qytetarë që kërkonin drejtësi për vrasjen e të riut Engjëll Smërqaku, e ndodhur pesë vjet më parë.

Ngjarja tragjike ndodhi më 10 gusht, kur pranë një kafeneje në qendër të qytetit pati shkëmbim zjarri, nga i cili vdiqën menjëherë Selami dhe Edmond Hasani. Më vonë, në Spitalin e Gjilanit, ndërroi jetë edhe Abedin Hoxha nga plagët e marra.

Për këtë vrasje të rëndë, të dyshuar janë Mefail, Edonis dhe Engjull Shkodra.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy