Sa përfituan klubet e Kosovës nga pjesëmarrja në garat evropiane

by Nexhat

Klubet e futbollit nga Kosova kanë përfituar shuma të konsiderueshme financiare këtë sezon falë pjesëmarrjes në kompeticionet evropiane.  

Nisim nga Malisheva të cilët pasi u eliminuan nga Vikinguri në raundin e parë të Ligës së Konferencës ata në fund arkëtuan plotë 325 mijë euro. 

banner

Prishtina në ndërkohë e cila fillimisht nisi garat në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës aty ku u mposht nga Sheriff Tiraspoli me rezultat të përgjithshëm 5-2, garat më pas i vazhdoi në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. 

Edhe në Ligën e Konferencës, kryeqytetasit nuk ia dolën të marrin rezultat pozitiv duke u eliminuar kështu nga Larne pas penalltive në ‘Fadil Vokrri’. 

Megjithatë, ata në fund e mbyllën aventurën evropiane me plotë 700 mijë euro të fituara. 

Ballkani në anën tjetër e kaloi pa shumë probleme raundin e dytë të Ligës së Konferencës, duke mposhtur Florianan me rezultat të përgjithshëm 5-3. 

Sidoqoftë, në rrethin e tretë të kësaj gare, të besuarit e Orges Shehit u eliminuan nga Shamrock Rovers, pasi u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Pas kësaj eksperiencë në arenën ndërkombëtare, suharekasit ia dolën të fitojnë plot 900 mijë euro. 

Më së shumti para nga pjesëmarrja në garat evropiane padyshim se do të fitojë Drita, të cilët do të marrin 1.7 milionë euro nëse eliminohen në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës, por hipotetikisht mund të përfitojnë 3.2 milionë euro plus bonuse, nëse arrijnë fazën e grupeve të këtij kompeticioni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy