Tifozët e tyre shfaqën transparentin skandaloz, Maccabi Haifas e pret një dënim i rëndë nga UEFA

by Nexhat

Maccabi Haifa është kritikuar ashpër nga zyrtarët polakë, pasi tifozët e tyre shfaqën një banderolë ofenduese gjatë ndeshjes së Ligës së Konferencës kundër Rakow Czestochowa.

Skuadra izraelite u përball me Rakow në ndeshjen kualifikuese të raundit të tretë të enjten. Pas humbjes 1-0 në takimin e parë, ekipi polak arriti të përmbyste rezultatin duke fituar 2-0 në ndeshjen e kthimit, e zhvilluar në Debrecen të Hungarisë për arsye sigurie, duke siguruar kështu kualifikimin në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

banner

Megjithatë, atmosfera sportive u njollos nga një incident i rëndë. Gjatë ndeshjes, tifozët e Maccabi Haifa ngritën një banderolë ku shkruhej: “Vrasës që nga viti 1939”, e cila shkaktoi reagime të ashpra në Poloni. Presidenti polak e cilësoi këtë gjest si një fyerje ndaj kujtimit të miliona viktimave të Luftës së Dytë Botërore, përfshirë 3 milionë hebrenj polakë.

Karol Nawrocki e përshkroi pankartën si “skandaloze” në një reagim të fortë në rrjetin X, duke thënë: “Baneri skandaloz i shfaqur nga tifozët e Maccabi Haifa fyen kujtimin e qytetarëve polakë – viktima të Luftës së Dytë Botërore, përfshirë 3 milionë hebrenj. Budallallëk që asnjë fjalë nuk mund ta justifikojë”.

Ministri i Brendshëm i Polonisë, Marcin Kierwinski, gjithashtu dënoi ashpër veprimin, duke e quajtur “anti-polonizëm” dhe “shtrembërim skandaloz të historisë polake nga huliganët izraelitë”, ndërsa Ambasada e Izraelit në Varshavë deklaroi se nuk ka vend për sjellje të tilla as në stadium, askund tjetër

Edhe pse Maccabi Haifa është eliminuar nga Liga e Konferencës, klubi rrezikon ndëshkime nga UEFA, bazuar në precedentët e mëparshëm. Më herët, Barcelona dhe Rangers janë gjobitur dhe pezulluar për shfaqjen e pankartave ofenduese

Barcelona u ndëshkua me 10,000 euro dhe iu ndalua shitja e biletave për një ndeshje jashtë fushe, ndërsa Rangers u gjobit me 30,000 euro për banderola diskriminuese ndaj Fenerbahçes.

UEFA pritet të marrë një vendim për rastin e Maccabi Haifa në ditët në vijim. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy