Trump, letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin

by Nexhat

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën theksohet angazhimi i tij për të vazhduar bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Shqipërisë, bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektin ndaj idealeve mbi të cilat është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.

“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të suksesshme”,  shkruan presidenti Trump në letrën drejtuar Presidentit Begaj.

banner

Letra e presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy