Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se takimi i tij i sotëm me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska ka për qëllim përgatitjen e terrenit për një takim të mundshëm midis Putinit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky – të cilin ai e konsideron edhe më të rëndësishëm.
“E tëra çfarë dua është të ‘shtroj tryezën’ për takimin e ardhshëm, i cili duhet të zhvillohet së shpejti. Do të doja që të ndodhte shumë shpejt,” tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale.
Sipas BBC-së, Trump ka sugjeruar se edhe një takim i mundshëm midis Putinit dhe Zelenskyt mund të mbahet në Alaska. Ai shprehu bindjen se të dy liderët “do të bëjnë paqe”.
Takimi midis Trump dhe Putin do të zhvillohet sot në orën 11:00 sipas kohës lokale në Anchorage, Alaska, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.