Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë, ku dy vetura me targa lokale janë përplasur, duke shkaktuar pasoja të rënda.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, nga përplasja kanë pësuar lëndime trupore gjashtë persona – pesë gra dhe një burrë. Fatkeqësisht, njëra nga gratë e lënduara nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa gjendja e të lënduarve po monitorohet nga ekipet mjekësore.