Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për bllokimin e punës së Kuvendit dhe për mungesë përgjegjësie qeverisëse.
Në një postim në Facebook, Hamiti ka thënë se edhe pas pesë vjetësh në pushtet, partia e Albin Kurtit vazhdon të fajësojë rivalët politikë për dështimet e veta.
“Mbas pesë vitesh në pushtet, aktualisht pa mbikëqyrje parlamentare – pa Kuvend, konstituimin e të cilit e ka bllokuar VV-ja – Qeveria e Vetëvendosjes i fajëson rivalët politikë për keqqeverisjen e vet. Të tjerët janë fajtorë për dështimet e këtyre që ushtrojnë pushtet tash,” ka shkruar ai.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet pas zgjedhjeve të fundit, gjë që po shkakton shqetësim për mungesën e mbikëqyrjes demokratike mbi ekzekutivin.