Me energji pozitive dhe përkushtim të palëkundur, Kryetari i Lipjanit e nisi sot ditën në Qylagë, ku kafen e mëngjesit e ndau me aktivistë, qytetarë dhe bashkatdhetarë. Ishte një takim i ngrohtë, plot frymë bashkëpunimi dhe optimizëm për të ardhmen e komunës së Lipjanit.
Ky takim ishte një vazhdimësi e takimeve të përditshme me qytetarë. Ky rritëm i përditshëm, i mbushur me biseda të sinqerta dhe përfshirje të drejtpërdrejtë në projekte të përbashkëta, është dëshmi e lidhjes së fortë që ka ndërtuar me qytetarët. Lipjani nuk është thjesht një vend ku jetojmë – është një komunitet që e ndërtojmë së bashku, çdo ditë.
Me afrimin e zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025, besimi që po i jepet nga qytetarët është i padiskutueshëm.
Kryetari Ahmeti është i vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe për besimin që po i jepet nga qytetarët e Lipjanit dhe kjo e bën atë një konkurrent serioz për mandatin e radhës.

