Katër të arrestuar për grabitje të armatosur në Fushë Kosovë – 8 mijë euro të rrëmbyera me sprej

by engel

Në orët e para të mëngjesit të 15 gushtit, policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për një grabitje të ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Sipas raportit zyrtar, të dyshuarit – meshkuj kosovarë – dyshohet se kanë sulmuar një qytetar duke përdorur sprej dhe i kanë rrëmbyer çantën e krahut, e cila përmbante 8,000 euro.

banner

Ngjarja është raportuar rreth orës 01:03, ndërsa pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit dhe për të siguruar drejtësi për viktimën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy