Komuna e Lipjanit përfiton nga projekti i Këshillit të Evropës për forcimin e qeverisjes shumënivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse

by engel

Komuna e Lipjanit ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në projektin “Forcimi i qeverisjes shumënivelëshe dhe demokracisë pjesëmarrëse”, të financuar tërësisht nga Këshilli i Evropës.

Marrëveshja e grantit u nënshkrua nga Nënkryetari i Komunës, z. Diamant Bytyqi, dhe znj. Mary Ann Hennessey, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

banner

Projekti synon avancimin e qeverisjes së hapur në nivel lokal dhe promovimin e demokracisë pjesëmarrëse përmes vendosjes së një “Ekrani të Qytetarit” në ambientet komunale.

Ky ekran do të shërbejë si platformë për transparencë, qasje në informacione dhe përfshirje aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Zbatimi i projektit është planifikuar për vitin 2025 dhe përfshin aktivitete që fuqizojnë llogaridhënien institucionale dhe pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme shoqërore, përfshirë të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Komuna e Lipjanit shpreh përkushtimin e saj për të avancuar praktikat e qeverisjes së hapur, duke e konsideruar këtë projekt si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një administrate më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt qytetarit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy