Kryeministri britanik Keir Starmer ka komunikuar sërish me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një telefonatë të dytë të zhvilluar mëngjesin e sotëm, ku kanë marrë pjesë edhe liderë të tjerë evropianë nga vendet anëtare të NATO-s.
Biseda është zhvilluar në format grupor, duke përfshirë të njëjtët liderë që më herët kishin marrë pjesë në një thirrje të përbashkët me presidentin amerikan. Megjithatë, në këtë raund të dytë komunikimi, Donald Trump nuk ka qenë pjesë e diskutimeve.
Temat e trajtuara nuk janë bërë publike, por telefonata vjen në një moment të ndjeshëm diplomatik, ku koordinimi transatlantik mbetet kyç për mbështetjen ndaj Ukrainës.