Rohde sulmon Qeverinë Kurti: “Më mirë hiqni tollovitë e Vushtrrisë: Urat mbi Ibër po shërbejnë vetëm për foto në Instagram”

by engel

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, e ka lëshuar një shigjetë ironike drejt qeverisë Kurti, duke sugjeruar se ndërtimi i dy urave të reja mbi Ibër është më pak urgjent sesa pritjet kilometrike në hyrje të Vushtrrisë.

“Kur nisesh për në Mitrovicë, të duhet gjysmë ore pritje e gëryerrje në trafik të udhëkryqi në Vushtrri. Do të thosha që më shumë sesa ura për politikë, do na duheshin ca rrethrrotullime për qytetarët,” tha Rohde, duke nënkuptuar se as gjermanët nuk kanë nerva për kolonat kosovare.

banner

Ai shtoi me ironi se Kosova duket më e përkushtuar të ndërtojë ura për “bashkim kombëtar” sesa të ndërtojë ura për ta kaluar më shpejt hyrjen e Vushtrrisë. “Nëse klima nuk është e mirë për një urë, nuk e kuptoj si paska klimë për dy. Mos ndoshta po hapim urat me klima artificiale?”, pyeti ambasadori, duke ironizuar me qeverinë.

Ndërkohë, Rohde u kujtoi institucioneve se Kosova është tash e gjashtë muaj pa qeveri funksionale e pa kuvend. “Nuk ka kuptim të keni ura të reja, kur nuk kenirrugë të hapura politike. Bëni detyrat e shtëpisë, pastaj ndërtoni ura për fotografi,” tha ai, duke e mbyllur me një “selfie” para trafikut të Vushtrrisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy