Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se të hënën do të zhvillojë një takim zyrtar me homologun amerikan, Donald Trump, në Washington. Ky takim vjen menjëherë pas takimit të Trumpit me presidentin rus, Vladimir Putin, që u mbajt një ditë më parë në Alaskë.
Zelensky e bëri të ditur këtë pas një telefonate me Trumpin, gjatë së cilës u diskutuan edhe pikat kryesore të bisedimeve mes liderit amerikan dhe Putinit. Dy presidentët kanë pasur më herët divergjenca në pikëpamje, por duket se janë të gatshëm për dialog të ri.
Nga ana e tij, Trump e cilësoi takimin me Putinin si “të frytshëm”, duke theksuar se është hapur mundësia për paqe në Ukrainë, megjithëse shtoi se “nuk ka marrëveshje deri sa të mos ketë marrëveshje”.