Digjet ndërtesa në pronësi të kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut

by Nexhat

*FOTOGRAFI ILUSTRUESE

Një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në orët e para të ditës së sotme.

banner

Ngjarja ka ndodhur në Uglare të Zubin Potokut.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i Policisë për veriun Veton Elshani.

“Sot rreth orës 4:30 morëm informacion se zjarrfikësit po reagonin ndaj një zjarri që ndodhi në Uglare. Shtëpia, kati i parë i së cilës u dogj, ka shërbyer si shtypshkronjë e cila në këtë kohë nuk ishte funksionale. Nuk pati asnjë të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale”, tha ai.

Elshani tha se kemi të bëjmë me një zjarr të qëllimshëm.

Ai theksoi se rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Nuk ka të dyshuar, ndërsa Policia është duke u marr me rastin i cili trajtohet si zjarrëvënie, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, theksoi Elshani për Klankosova.tv.

Klankosova.tv mëson se objekti është në pronësi të kandidatit të Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut, Millosh Peroviq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy