Aktakuzë ndaj një personi për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve etnike në Kosovë

by informim peje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj S.C., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas PSRK-së, i pandehuri ngarkohet se në Komunën e Shtërpcës, qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike në Republikën e Kosovës në një festë me karakter fetar.

banner

“I pandehuri S.C. akuzohet se në Komunën e Shtëprcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejte dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar. Me këto veprime, sipas aktakuzës S.C. ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy