“Ardian Binakaj: Ka ardhë koha për ta kthyer Deçanin te qytetarët, jo te zhvatësit”

by engel

Ardian Binakaj, kandidat i LDK-së për Asamblenë Komunale të Deçanit me numër 17 në listë, ka shpallur publikisht kandidaturën e tij me moton “Ka ardhë koha”. Ai e vendos në qendër të mesazhit të tij rikthimin e besimit në politikë, të cilin sipas tij pushtetarët aktualë e kanë shkatërruar përmes abuzimeve dhe shpërdorimit të parasë publike.

Binakaj thekson se politika duhet të jetë shërbim ndaj qytetarit dhe jo privilegj personal. Ai kritikon hapur qeverisjen lokale të Deçanit, duke e cilësuar si të dëmshme për komunitetin, pasi edhe pas 26 vjetësh nga çlirimi dhe 17 vjet shtet, shumë fshatra mbeten pa shkolla të rregullta dhe pa qendra shëndeti, gjë që ai e quan jo vetëm mungesë zhvillimi, por mjerim.

banner

Duke u distancuar nga “jeta e dyfishtë” e atyre që abuzojnë në Deçan por familjet i mbajnë jashtë, Binakaj premton se do të mbetet i lidhur me vendlindjen dhe do të angazhohet për një jetë me dinjitet për brezat e ardhshëm.

Ai e sheh situatën aktuale si një moment vendimtar, ku qytetarët duhet të zgjedhin mes dorëzimit ose luftës për ndryshim. Angazhimi i tij politik, siç thotë, do të jetë i pakompromis kundër keqpërdoruesve: “Emër për emër. Fytyrë për fytyrë.”

Mesazhi i tij final është i qartë: Deçani nuk u përket zhvatësve, por qytetarëve.

Postimi i plote:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy