Bardhi publikon pamjet e kamerave të QV në Lushnje: Banda e Belinda Ballukut kontrolloi votuesit gjatë ditës së votimit

by Nexhat

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku sipas tij, tregohet sesi komisionerë dhe vëzhguesë të PS votojnë në emër të qytetarëve apo mbikëqyrin ato gjatë votimit

Bardhi shprehet se pamjet provojnë atë që opozita ka thënë që ditën e parë, se votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar. Kjo skemë, për të, ndodhi deri tek kutia e votimit

banner

Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Episodi 5/ VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Neni 1 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira dhe të barabarta”. Zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira dhe as të barabarta. Jo vetëm që shteti u shkri me partinë në pushtet, por kjo e fundit njëlloj si një bandë terroriste cenoi hapur lirinë e zgjedhësve për të votuar në fshehtësi dhe të pa kontrolluar.

Pamjet zyrtare të KQZ provojnë sesi në QV 1813, njësia administrative Dushk, Bashkia Lushnje, patronazhistët e PS kontrolluan votimin e qytetarëve ditën e zgjedhjeve, duke dhunuar lirinë e tyre për të votuar të pa kontrolluar.

Belinda Balluku urdhëruesja e kësaj skeme të shtrirë në të gjitha QV që kanë pamje me videokamera, e kishte të qartë se vetëm përmes skemave mafioze mund të kontrollonte çdo votë të blerë me para korrupsioni. Qytetarët presin ndëshkimin e terroristëve elektoral, dhe është detyrë e organeve të drejtësisë që të mos mbyllin sytë përpara krimit elektoral.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy