Bilisht/ 59-vjeçari humbi jetën pasi doli nga klinika, shoqërohet dentisti

by Nexhat

*FOTOGRAFIA ILUSTRUESE

Policia ka dalë me një komunikatë paraprake ku ka sqaruar ngjarjen në Devoll, ku humbi jetën një 59-vjeçar sapo doli nga klinika dentare.

banner

Siç u bë me dije më parë 59-vjeçari kishte shkuar për mbushje dhëmbi dhe sapo dol inga klinika ra në tokë pa shenja jete.

Policia ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.

59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy