Deputetja Bajrami godet Qeverinë Kurti: “Asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë shenjë – vetëm skandale”

by informim peje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, duke e akuzuar për menaxhim të dobët të buxhetit dhe mungesë të investimeve kapitale.

Në një postim në Facebook, Bajrami tha se mandati i Kurtit do të mbahet mend vetëm për skandale dhe jo për ndonjë vepër konkrete apo zhvillim të prekshëm.

banner

“Kurtin do ta kujtojmë për shumë skandale, por askush s’ka me pasë rastin me udhëtu nëpër Kosovë e me drejtu gishtin tregues e me thanë ‘kjo është ndërtu në kohën e qeverisë Kurti’”, shkroi Bajrami.

Ajo theksoi se, ndonëse buxheti i paraparë për investime kapitale për vitin 2025 është 931 milionë euro, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 243 milionë euro – prej tyre, 105 milionë nga komunat dhe vetëm 138 milionë nga niveli qendror.

Sipas saj, vetëm 13% e buxhetit të shpenzuar nga qeveria qendrore është investuar në projekte kapitale, ndërsa pjesa tjetër është përdorur për shpenzime të tjera operative.

“Kurti që pesë vjet në pushtet nuk e ka lënë asnjë shenjë pozitive në këtë vend: asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë hekurudhë, asnjë kapacitet energjetik – trashëgimia e tij qeverisëse është baras me zero”, shkroi ajo më tej.

Bajrami përmendi edhe shqetësime për strukturën buxhetore, duke theksuar se planifikimi i dobët ka vazhduar vit pas viti dhe se kjo situatë po përkeqësohet me kalimin e kohës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy