Fillimi i javës sjell rënie të ndjeshme të temperaturave me rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh

by informim peje

Të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë, duke sjellë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

banner

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin nga 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 30°C. Vlerat më të larta pritet të regjistrohen deri në mesditë, pas së cilës do të vijë një ulje e ndjeshme e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy