Gjykata Kushtetuese e publikon të plotë aktgjykimin që konstatoi se Dehari ka bërë shkelje në seanca

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese e ka publikuar të plotë aktgjykimin për kushtetutshmërinë e vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë përmes të cilit u konstatua se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka bërë shkelje në seancat e Kuvendit.

Pas publikimit të këtij aktgjykimi në Gazetën Zyrtare duhet të thirret seanca e radhës e Kuvendit.

banner

“Në vijim të elaborimit, Gjykata vëren se në seancat e mbajtura për konstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 (tridhjetë) ditor pas hyrjes në fuqi të Aktgjykimit në rastin KO124/25, përkatësisht nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 nuk është arritur që të votohet kandidati/tja për Kryetar të Kuvendit. Për pasojë, Gjykata vlerëson që veprimet e përsëritura të Kryesuesit për të zhvilluar dhe bashkërenduar mbajtjen e Seancës Konstituive në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, përbëjnë tejkalim të kompetencave formale dhe solemne të ndërlidhura me rendin e ditës së Seancës Konstituive, e cila njëherësh ka pasur për pasojë moskonstituimin e Kuvendit sipas përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 66, në ndërlidhje me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës”, konstatoi gjykata.

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar deputetët të konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy