Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë të drejtë kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, që seanca konstituive të vazhdohet me votim të hapur, ka nxitur pakënaqësi të thellë dhe zemërim në mesin e Vetëvendosjes. Ky akt nga deputetet e Vetëvendosjes shihet si një tjetër dëshmi se drejtësia në Kosovë shpesh bëhet në zyrat e politikës, e jo në emër të qytetarëve.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, reagoi ashpër, duke goditur me fjalë të rënda:
“Nuk habitet kush që fitoni me gjykata, por në popull jeni t’humbur gjithë!”
Në të njëjtin frymë edhe deputeti Mefail Bajqinovci paralajmëroi se gjykatat mund të manipulohen, por jo zemra e qytetarëve:
“Opozita gjykatat në dorë i ka, por vullnetin e popullit asnjëherë.”
Sipas deputetëve të Vetëvendosjes, ky është realiteti i hidhur: ata pretendojnë së në Kosovë, gjykatat shpeshherë i japin fitore opozitës në letër, duke e tradhtuar popullin. Sipas tyre, vendimet që duhet të pasqyrojnë drejtësi, shndërrohen në armë politike kundër vullnetit qytetar.