Kalon pa incidente adresimi për media Trump-Zelensky në Zyrën Ovale, Presidenti i SHBA: Do të jemi të involvuar në sigurinë e Ukrainës

by Nexhat

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e një marrëveshjeje të mundshme për paqe.

“Do t’ju njoftojmë, ndoshta më vonë sot”, tha Trump.

banner

Trump tha se Evropa do të jetë ajo që udhëheq përpjekjet për sigurimin e paqes, por se SHBA do të jetë e përfshirë.

“Ata janë vija e parë e mbrojtjes, sepse janë aty, Evropa. Por, ne do t’i ndihmojmë. Gjithashtu, do të jemi të përfshirë”, tha ai.

Trump tha se nëse arrihet marrëveshje për paqe, ajo do të jetë e qëndrueshme.

“Unë mendoj se nëse arrijmë paqen, ajo do të funksionojë. Nuk kam asnjë dyshim për këtë”, tha ai./REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy