Ndërsa liderët flasin për paqe, Rusia sulmon me 140 dronë

by informim peje

Ndërsa Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësit evropianë përgatiten të takohen me Donald Trump në Uashington, forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi katër raketa dhe 140 dronë në një sulm gjatë natës ndaj Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, ai shtoi se 88 dronë u rrëzuan, me goditje të regjistruara në 25 lokacione në gjashtë rajone në Ukrainë.

banner

Duke postuar në mediat sociale, kreu i zyrës presidenciale të Zelenskyy tha se kishte pasur “një tjetër sulm balistik rus” në Zaporizhzhia.

“Pikërisht për këtë arsye Putini nuk dëshiron armëpushim – ai kënaqet duke bombarduar qytete paqësore, ndërsa flet për një dëshirë të supozuar për t’i dhënë fund luftës”, shkroi në rrjetin social ‘X’ Andriy Yermak, ndihmësi presidencial i Zelenksyy-t, duke shtuar se “deri tani, nuk shohim një dëshirë të tillë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy