Prishtina ndalon autobusët e Llapit – Shoqata e Transportuesve shpall protestë: “U morëm leje nga Ministria, na ndëshkoi Komuna”

by engel

Një aksion i befasishëm i Inspektoratit Komunal të Prishtinës ka bllokuar sot qarkullimin në linjën Podujevë–Prishtinë, duke lënë pa transport qindra udhëtarë të Llapit. Kompanitë e udhëtimit që operojnë në këtë relacion janë gjobitur me nga 500 euro secila, ndërsa u janë konfiskuar edhe tabelat e autobusëve – veprim ky që praktikisht ua pamundëson vijimin e punës.

Shoqata e Transportuesve reagoi menjëherë, duke e cilësuar ndërprerjen si të pavullnetshme dhe të diktuar nga veprimet e Komunës së Prishtinës. Sipas tyre, të gjitha kompanitë kanë respektuar urdhrin e qarkullimit të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës, e cila u garanton të drejtën e përdorimit të rrugëve të zakonshme, përfshirë edhe kthimin te Xhamia e Llapit – pikërisht segmenti që Komuna e konteston.

banner

“Jemi të detyruar të pezullojmë aktivitetin, jo pse nuk duam të punojmë, por sepse Komuna e Prishtinës po na penalizon padrejtësisht. Kemi leje nga Ministria, por jemi të trajtuar si shkelës”, thuhet në reagimin e Shoqatës.

Transportuesit kanë paralajmëruar protestë të martën, më 19 gusht 2025, në ora 08:00. Nisja do të bëhet nga Podujeva drejt Prishtinës, me destinacion Komunën e Prishtinës, ku do të kërkohet rikthimi i ndalesës te Xhamia e Llapit. Për të gjithë udhëtarët transporti do të jetë falas.

Kjo situatë jo vetëm që i ka lënë pa mjete qarkullimi qindra qytetarë të Podujevës, por ka hapur edhe një përplasje të re mes transportuesve dhe Komunës së Prishtinës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy