Rexhaj i VV-së sulmon Kushtetuesen dhe LDK-në: Te vetmet fitore që i kanë mbetur kryetarit të LDK-së janë këto në tavolinë të gjykatësve të kohës së PAN-it

by engel

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive duket se ka lënë shije të hidhur në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Deputeti Arbër Rexhaj, në vend që të pranojë realitetin e shkeljeve procedurale të kryesuesit Avni Dehari – i cili uzurpoi procesin e konstituimit të Kuvendit – ka zgjedhur të sulmojë gjyqtarët kushtetues.

“Te vetmet fitore që i kanë mbetur kryetarit të LDK-së janë këto ‘fitoret’ në tavolinë të gjykatësve të kohës së PAN-it. Sepse në popull po dalin të tretit qe sa herë”, shkroi Rexhaj në Facebook, duke e zhvendosur debatin nga ligjshmëria tek nostalgjia e humbjeve të VV-së.

banner

Ky reagim vjen pasi LDK e quajti vendimin e Kushtetueses një fitore të madhe për institucionet dhe demokracinë. Por duket se për eksponentët e VV-së, të cilët prej 6 muajsh e kanë mbajtur peng vendin pa institucione, çdo kujtesë se Kushtetuta është mbi ta rezulton e padurueshme.

Ironia është se, ndërsa Gjykata thotë se Kushtetuta është shkelur, VV vazhdon të thotë se problemi qenka “gjykata e PAN-it”. Një argument tipik i atyre që kur humbin në sallë, ia gjejnë fajin tavolinës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy