Njëmbëdhjetë autobusë të një kompanie private janë dëmtuar në parkingun e saj në qytetin e Junikut, të dielën pasdite.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, ku zëdhënësi Fadil Gashi ka bërë të ditur se dëmi i shkaktuar, sipas vlerësimit të kompanisë, kap shifrën e rreth 50 mijë eurove.
“Dje rreth orës 15:10, policia është njoftuar për një rast në Junik, ku ankuesi ka raportuar se në parkingun e kompanisë ‘Juniku Reisen’ i janë dëmtuar 11 autobusë”, ka deklaruar Gashi për teve1.info.
Policia ka nisur hetimet dhe, sipas zyrtarëve, janë duke u ndërmarrë veprime intensive për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.