Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, është “zënë ngushtë” gjatë emisionit në Kosova Live në T7, teksa u pyet nëse partia e saj do ta votonte nesër Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit në seancën e nesërme.
Kadriaj u përgjigj prerë se AAK-ja nuk do ta mbështesë kandidaturën e Limajt. “S’do e votojmë… sepse….thjesht s’do e votojmë”, deklaroi ajo.
Sipas saj, pa një marrëveshje politike dhe mbështetje të gjerë, një kandidaturë e tillë është e pamundur të kalojë.

