Bajrami viktimë e rotacionit te Ranger, nuk ftohet në ndeshjet e Champions League

by jonzefaj

esfushori Nedim Bajrami nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Rangersit për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kampionëve kundër Brugget.

Bajrami nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje të rëndësishme që Rangersi e luan në shtëpi sot prej orës 21:00.

banner

Në fakt, trajneri i Rangersit, Russell Martin e ka larguar Bajramin nga lista duke e zëvendësuar me ardhjen e re, mbrojtësin e krahut të majtë, Jayden Meghoma.

Ky vendim i trajnerit Martin ka ardhur pak ditë pasi Bajrami shkëlqeu në Kupën e Skocisë dhe shënoi gol fantastic në fitoren 4:2 ndaj Alloa Athletic.

Lënia e Bajramit jashtë ekipit ka hapur shumë spekulima për të ardhmen e tij te skuadra skoceze, të cilës iu bashkua vitin e shkuar nga Sassuolo dhe ka kontratë deri në vitin 2028.

Këtë sezon, Bajrami ka regjistruar 5 paraqitje për Rangersin në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy