Baton Zabërgja zyrtarisht te Metalist 1925

by engel

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja, është prezantuar të martën si lojtari më i ri i skuadrës ukrainase, Metalist 1925.

Mesfushori 24-vjeçar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Ai do ta mbajë fanellën me numrin 72.

banner

Zabërgja i është bashkuar Metalistit nga Dinamo City i Shqipërisë, ku u transferua në verën e vitit 2023. Në këtë sezon, ai ka shënuar 3 gola dhe ka regjistruar 2 asistime në 4 ndeshje të kualifikimeve për garat evropiane. Detajet e marrëveshjes mes dy klubeve nuk janë bërë publike.

Në futbollin vendor, Zabërgja ka luajtur për Gjilanin, Drenicën dhe Vushtrrinë, ndërsa me Kombëtaren e Kosovës ka regjistruar një paraqitje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy