Bologna arrin marrëveshje me Inter por jo me Krisjtan Asllanin

by jonzefaj

Skuadra e Bolognas në parim ka arritur marrëveshje me Interin për shërbimet e Kristjan Asllanit, por jo edhe me mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë.

Thuhet se Interi ka pranuar ofertën e Bolognas për Asllanin, i cili nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara nga skuadra që po insiston në transferimin e tij.

banner

Bologna do të paguajë 10 milionë euro dhe Interi do të ketë 40 për qind nga rishitja e ardhshme e mesfushorit 23-vjeçar.

Megjithatë, ai që po bllokon kalimin te Bologna është vet Asllani që më herët ka refuzuar kalimin te Real Betisi e Sassuolo.

Bologna thuhet se i ka ofruar Asllanit kontratë deri në vitin 2029 me pagë vjetore prej 1.5 milionë eurosh, por mesfushori po kërkon 2 milionë euro pagë.

Mbetet të shihet nëse Bologna dhe Asllani do të arrijnë marrëveshje për pagën, në mënyrë që transferimi i mesfushorit shqiptar të kompletohet brenda kësaj jave.

Para Interit, Asllani ka bërë karrierë edhe në Serie A kurse është kërkuar edhe nga Fiorentina, Torino e Parma.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy