Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), Besart Dreshaj, ka ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të prodhuesve vendorë, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekonominë e vendit dhe mijëra vende pune.
Sipas tij, shumë kompani tashmë po detyrohen të reduktojnë prodhimin, gjë që sjell humbje tregjesh, ulje të vendeve të punës dhe dëmtim të imazhit të produkteve “Made in Kosova”.
“Çdo ulje e prodhimit nënkupton rrezikim të vendeve të punës, humbje të tregjeve që me shumë mund i kemi fituar dhe dëmtim të imazhit të produkteve tona. Nëse prodhuesi vendor shkatërrohet, humbet një pjesë e mirëqenies sonë të përbashkët”, ka deklaruar Dreshaj.
Ai ka kritikuar heshtjen e institucioneve, duke thënë se mosreagimi i Kryeministrit dhe Presidentes e përkeqëson edhe më shumë situatën.
“Është koha që institucionet të reflektojnë me seriozitet, të ndalojnë presionet e panevojshme dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të mbrojtur prodhimin vendor – sepse duke e mbrojtur prodhimin, ne mbrojmë Kosovën”, u shpreh kreu i LBK-së.
Dreshaj theksoi se Lidhja e Bizneseve të Kosovës nuk do të ndalet në mbrojtjen e prodhuesve dhe kërkoi angazhim urgjent për të shmangur rrezikun e kolapsit në sektorin prodhues.
Postimi i plotë: