E nxehtë si moti, Olta Gixhari ekspozon format trupore gjatë pushimeve luksoze në brigjet greke

by Nexhat

Aktorja dhe opinionistja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi mahnitëse nga pushimet që po i shijon në bregdetin e mrekullueshëm të Syvotës, në Greqi.

E shoqëruar nga bashkëshorti dhe fëmijët, Olta po kalon disa ditë relaksi dhe qetësie, larg angazhimeve profesionale.

banner

Në fotografitë e publikuara, ajo shfaqet me një bikini elegante me motive lulesh dhe më vonë me një veshje verore të ngjashme në nuanca blu, duke ruajtur një stil të thjeshtë por tepër elegant.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Me një trup të tonifikuar dhe një prezencë që tërheq vëmendjen, Olta ka treguar edhe një herë pse është një nga figurat më të pëlqyera publike.

Pamjet përfshijnë momente të ndryshme — që nga kafen e mëngjesit në ballkonin e hotelit me pamje panoramike, tek relaksimi në jaht, deri te çastet e qeta duke notuar në ujërat kristal të Jonit.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Një tjetër detaj që ra në sy është kapelja prej kashte dhe syzet e mëdha, që kompletonin pamjen e saj plot stil.

Krahas jetës personale, këtë vit Olta ishte e angazhuar profesionalisht si opinioniste në sezonin e tretë të Big Brother VIP Kosova.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse do të rikthehet në të njëjtin rol për sezonin e katërt, duke lënë hapësirë për spekulime dhe pritshmëri nga fansat e saj. 

Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram
Foto: Olta Gixhari/Instagram
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy