Kryeministri sllovak: Ukraina nuk mund të bëhet vend anëtar i NATO-s

by informim peje

Kryeministri sllovak Robert Fico ka ritheksuar kundërshtimin e tij ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Përmes një postimi në X, Fico shkruan: “Kur, që nga fillimi i luftës, e refuzova anëtarësimin e Ukrainës në NATO si një parakusht themelor për t’i dhënë fund konfliktit, u kryqëzova publikisht. Sot, fakti që Ukraina nuk do të jetë në NATO merret tashmë si i mirëqenë”.

banner

Krahas shkrimit, ai ka publikuar edhe një video tre-minutëshe , ku thekson se për të arritur paqen në fund, duhet të pranohet që vendi nuk mund të bëhet anëtar i NATO-s.

Fico është një nga liderët evropianë më kritikë ndaj përfshirjes perëndimore në luftën Ukrainë-Rusi dhe ka kundërshtuar në mënyrë kategorike që të dërgojë armët ose trupat e tyre për të ndihmuar Kievin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy