Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim të qartë: të gjitha seancat e Kuvendit të Kosovës, nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, janë shpallur të pavlefshme.
Me fjalë të tjera, për një muaj të tërë deputetët kanë “punuar” në mënyrë jashtëligjshme – por pagat e tyre i kanë marrë sikur të kishin kryer detyrën më ligjore në botë.
Sipas avokatit Koci: Kur puna është e pavlefshme, a nuk duhet të jetë e pavlefshme edhe paga? A mund të ketë shpërblim për një punë që Kushtetuesja e quan të paligjshme? Në asnjë vend normal jo.
Prandaj, thirrja e avokatit Koci është e thjeshtë dhe drejtpërdrejtë: kthejeni pagën, mos e hani djersën e popullit!
Deputetët duhet të japin shembull, jo të përfitojnë nga boshllëqet e sistemit. Është momenti për të treguar integritet dhe për të dëshmuar se politika nuk është vetëm privilegj, por edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve që ju kanë zgjedhur.