Policia e angazhon edhe Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim në përpjekjen për gjetjen e 67-vjeçarit të zhdukur nga Istogu

by informim peje

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim tha se janë angazhuar në kërkimin e 67-vjeçarit Beqir Malokaj nga Istogu, i raportuar i zhdukur ditë më parë.

SHKKSH njoftoi se janë përfshirë në këtë angazhim me kërkesë të Policisë.

banner

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, me kërkesë të Policisë së Kosovës – Sektori i Hetimeve, Stacioni Policor Istog, është angazhuar në Operacionin e Kërkim-Shpëtimit për gjetjen e shtetasit Beqir Malokaj (67 vjeç) nga Istogu, i raportuar i zhdukur”, thuhet në njoftim.

Shoqata thotë se “po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës për zhvillimin e operacionit dhe gjetjen sa më shpejt të personit të zhdukur”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy