Provat e mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së do të fillojnë të paraqiten më 15 shtator

by Nexhat

Pasi ishte bërë e ditur se planifikohet që provat e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të fillojnë të paraqiten më 15 shtator 2025, kjo u bë zyrtare në konferencën e së hënës për ecurinë e çështjes në këtë rast përmes një urdhri gojor nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Ai tregoi se është përgatitur edhe kalendari i cili është i disponueshëm për publikun. Megjithatë, njoftoi për një ndryshim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

Smith tha se më 25 shtator 2025 e që është ditë e enjte, nuk do të jenë të disponueshëm.

Sipas gjykatësit, mbrojtja e Thaçit synon të thërrasë 11 ose 12 dëshmitarë në sallën e gjyqit. Disa prej tyre mund të dëshmojnë edhe sipas Rregullës 154

Luka Mishetiq tha se dëshmitari 1DW006 dhe 1DW008 do të jenë dëshmitarë që do të dëshmojnë në sallën e gjyqit dhe jo sipas Rregullës 154.  Ndërsa, për pjesën tjetër, Mishetiq tha se nuk ka ndryshime.

Ndërsa, Aiden Ellis pohoi se nga 5 dëshmitarët e tyre, një do të dëshmojë sipas Rregullës 155, dy sipas Rregullës 154 dhe dy sipas Rregullës 153.

Mishetiq njoftoi se për t’i marrë në pyetje dëshmitarët e tyre do iu duhen 35 orë e gjysmë gjithsej. Ndërsa, Ellis tha se i qëndrojnë parashtrimeve që i kanë dorëzuar më herët.

Mbrojtja e Krasniqit dhe e Thaçit, njoftuan se përveç një dëshmitari, nuk kanë masa mbrojtëse për dëshmitarët e tjerë.

Mishetiq njoftoi se të gjitha dokumentet në lidhje me dëshmitarët e tjerë janë nxjerrë e po ashtu edhe ato sipas Rregullës 107 për të cilët kërkohet autorizim i nxjerrjes sëi nformacionit. Ai nënvizoi se vetëm dy prej dëshmitarëve sipas kësaj rregulle kanë mbetur për t’u nxjerrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy