Rritje shqetësuese e rasteve të vetëvrasjeve në Kosovë, KMDLNj: Mungon reagimi institucional

by Nexhat

Brenda 48 orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën 6 persona në rrethana të dyshimta, ku dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje me armë zjarri apo vetvarje. Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNj) e ka cilësuar këtë si një alarm serioz, duke kritikuar mungesën e masave parandaluese dhe hulumtimeve për shkaqet e këtij fenomeni.

Sipas KMDLNj-së, faktorët kryesorë janë gjendja e rëndë ekonomike, papunësia, mungesa e mbështetjes shtetërore për qytetarët në krizë, si dhe izolimi social i grupeve të margjinalizuara si pensionistët dhe veteranët e luftës.

banner

Organizata paralajmëron se duke mos ofruar trajtim adekuat dhe mbrojtje për qytetarët, shteti po i ekspozon ata drejt një forme të heshtur të eutanazisë. Kërkohet urgjentisht veprim institucional për të mbrojtur të drejtën për jetë dhe për të ndalur këtë valë tragjike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy