Zjarret në Kosovë: KFOR-i amerikan ndërhyn me helikopterë në Gjakovë

by informim peje

Forcat ajrore amerikane të stacionuara në Komandën Rajonale – Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë ndërhyrë dje për të ndihmuar në përballjen me zjarret në komunën e Gjakovës.

Dy helikopterë të tipit UH-60 Black Hawk, të pajisur me sisteme “Bambi Bucket”, kanë kryer 12 hedhje ajrore të ujit gjatë një periudhe pesëorëshe, duke shpërndarë mbi 2,500 litra ujë në zonat e prekura nga zjarret.

banner

Sipas njoftimit të KFOR-it, këto operacione kanë qenë të domosdoshme për të ndihmuar Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës në lokalizimin e flakëve që rrezikonin komunitetet dhe infrastrukturën lokale.

“Këto përpjekje tregojnë aftësinë e KFOR-it për të reaguar shpejt ndaj emergjencave dhe riafirmojnë përkushtimin e tij të palëkundur për mbrojtjen e komuniteteve lokale dhe mbështetjen e autoriteteve civile,” thuhet në deklaratën zyrtare të KFOR-it.

Misioni shtoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR ka theksuar se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy