Aksidenti në Greqi ku vdiqën 3 shqiptarë, flet dëshmitari: Po digjeshin të gjallë

by Nexhat

Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e së hënës në autostradën Egnatia të Greqisë, ku një kamion u përplas fillimisht me një tjetër kamion dhe më pas me dy automjete.

Nga përplasja humbën jetën tre shtetas shqiptarë: Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi (Aliraj). Magdalena Kacaj mbeti e plagosur.

banner

Një person që ndodhej në vendngjarje rrëfeu momentet e tmerrit që përjetoi, raporton Euronews,al, transmeton Klankosova.

Dëgjonim tre personat duke u lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Njerëzit po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar.

Sipas tij, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Gomat nisën të shpërthenin dhe brenda një çasti, një nga automjetet u përfshi nga flakët.

“Makina mori flakë menjëherë. Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni shumë fort. Ishte i shpejtë dhe i fortë.”

Viktimat ishin banorë të Athinës dhe po ktheheshin nga një dasmë në qytetin Xanthi. Përplasja fatale ndodhi kur kamioni i drejtuar nga një 59-vjeçar goditi fillimisht një tjetër kamion, në të cilin ndodhej vajza e tij shtatzënë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç, dhe më pas goditi edhe automjetin tjetër ku ndodheshin viktimat shqiptare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy