BE-ja u bën thirrje partive politike ta konstituojnë sa më shpejt Kuvendin e Kosovës

by engel

Bashkimi Evropian ka inkurajuar partitë politike në Kosovë që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të procedojnë pa vonesë me konstituimin e Kuvendit, vetëm pak orë pasi dështoi përpjekja e fundit për të zhbllokuar ngërçin politik.

“Formimi i shpejtë i Kuvendit dhe Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së qytetarëve”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Prishtinë për Radion Evropa e Lirë.

banner

Deputetët u mblodhën të mërkurën për të vazhduar seancën konstituive, por asnjëra nga dy kandidatet e propozuara nga Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme. Aktgjykimi i Kushtetueses i obligon deputetët ta formojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, afat që skadon më 18 shtator.

Edhe Ambasada e Italisë në Prishtinë e vlerësoi pozitivisht propozimin e Vetëvendosjes për një emër të ri, duke thënë se kjo tregon gatishmëri për përparim, por shtoi se ajo duhet të dëshmohet në ditët në vijim.

Ndërkohë, partitë opozitare vazhdojnë të mbajnë qëndrimet e tyre:

PDK ka thënë se do ta mbështesë vetëm një kandidat të VV-së që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së kaluar.

LDK ka përsëritur se nuk do ta votojë asnjë kandidat të propozuar nga Vetëvendosje.

AAK ka deklaruar se pret emra që kanë mbështetje të gjerë.

Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur se do të abstenojë derisa të ketë marrëveshje politike.

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit është caktuar për të premten, më 22 gusht.

Kosova mbetet në ngërç politik që nga zgjedhjet e shkurtit, për shkak të mungesës së një marrëveshje mes partive, pasi asnjëra nuk siguroi shumicën për të qeverisur e vetme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy